TDB është një kompani private, me vendndodhje në Tiranë që operon në tregun lokal dhe ndërkombëtar, në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Që prej korrikut të vitit 2011 ne ju shërbejmë gjithashtu klienteve edhe në Shtete e Bashkuara, Itali, Greqi, Kosovë, and Maqedoni. Kompania ofron zgjidhje të përshtatura sipas nevojave specifike të klientit, të cilat janë në përputhje me logjikën dhe strategjinë e biznesit. Zgjidhje të tilla rrisin produktivitetin dhe plotësojnë nevojat e biznesit.
-
…vitesh eksperiencë në infrastrukturë dhe inxhinieri softuare, skuadra jonë e programuesve është rritur dhe transformuar në një inkubator hibrid, e aftë të adresojë detyra komplekse nga planifikimi dhe arkitektura e një projekti, e deri tek kodimi, integrimi dhe mirëmbajtja e sistemeve komplekse. Që prej 2011, ne jemi duke punuar në mënyrë aktive me klientë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali, Greqi, Kosovë dhe Maqedoni.
-
Eshtë bërë e dukshme që teknologjia ka tejkaluar humanizmin tonë.
Albert Ajnshtajn
ADN-ja e biznesit tonë përbëhet nga një seri lidhjesh të forta ndërmjet disa elementëve që përfaqsojnë të gjithë proçesin tonë të zhvillimit dhe vazhdimësinë e misionit tonë. Këto elementë drejtojnë të gjitha strukturat dhe produktet që kompania jonë zhvillon dhe ofron. Nddërmjet produktit final të krijuar për biznesin tuaj dhe The Dancing Bits, ju do të gjeni inovacion, efiçencë, cilësi, përgjegjësi, fleksibilitet, teknologji, transparencë dhe të mësuar aktiv dhe të vazhdueshëm përgjatë zbatimit të çdo projekti. Këto janë blloqe të rëndësishme që ndërtojnë ADN-në tonë.