Produktet

  • Uranus Management

    Uranus Management është një softuare CRM e zhvilluar dhe që mirëmbahet nga The Dancing Bits.

  • Inventory system

    Është një softuare që i ndihmon përdoruesit të menaxhojnë inventarët e bizneseve të tyre në një mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurtë.

  • My Newsletter

    Një program që ju lejon të dizenjoni dhe të dërgoni letërnjoftime elektronike tek kontaktet tuaja, pa limit numri përdoruesish. Ky program është i pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm për krijimin dhe dizenjimin e një letërnjoftimi apo fushate marketingu elektronike. Nëpërmjet këtij programi, ju mund të krijoni letërnjoftime, mund të dizenjoni modele të ndryshme, të menaxhoni listat e kontakteve dhe të merrni të dhëna dhe statistika mbi ecurinë dhe performancën e letërnjoftimit pasi është dërguar.

  • Nekerkim.al

    Një motor kërkimi për gjithka shqip, oferta mbi pasuri të patundshme, paketa turistike, oferta punësimi, profesionistë që kërkojnë punë dhe njoftime të tjera.

  • Farma.ci

    Farma.ci është një nga projektet më ambicioze të kompanisë TDB. Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të ofrojmë një databazë të të gjitha medikamenteve që janë në shitje apo në gjendje nëpër farmacitë që operojnë në tregun shqiptar. Kjo platformë do të shërbejë gjithashtu si një softuare menaxhues për farmacitë.

  • Ecoart.al

    Është një motor kërkimi për shtëpitë e pushimit që jepen me qera gjatë të gjitha sezoneve. Kjo platformë do të përmbajë oferta nga shtëpi, apartamente, vila, hostele, që operojnë në zonat turistike, kudo nëpër zonat ku banojnë shqipfolës.