Shërbimet e Auditimit

Biznesi juaj operon nëpërmjet një sistemi të caktuar teknologjik dhe një strategjie të caktuar. Nëse biznesi juaj nuk po merr përfitimet e duhura nga këto elementë dhe ju nuk jeni të kënaqur me rezultatet, TDB mund t’ju vijë në ndihmë. Ne do të ekzaminojmë dhe vlerësojmë të gjithë performancën e biznesit tuaj në aspektin teknologjik, infrastrukturën teknologjike si dhe gjithçka tjetër që lidhet me teknologjinë që përdoret nga biznesi. Çdo biznes duhet të sigurohet për performancën që jep infrastruktura teknologjike që përdor, efiçencën dhe rezultatet që jep në kohë reale, mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë që ofrojnë sistemet teknologjike që përdoren.

Ekspertët e The Dancing Bits janë të aftë të ekzaminojnë infrastrukturën teknologjike fizike dhe virtuale të biznesit tuaj si dhe çdo aspekt që lidhet me këtë infrastrukturë, në mënyrë që të sigurojë nëse ato janë duke punuar në mënyrën e duhur. Ekspertët tanë do të vlerësojnë dëmet në rast aksidentesh, performancën e sistemeve teknologjike nëse ato mirëmbahen nga një kompani tjetër si dhe do të vlerësojë risqet dhe mosfunksionimin e sistemit.