Shërbimet teknologjike janë shpesh të shtrenjta dhe komplekse. Bizneset dhe ndërmarrjet kanë nevojë për asistencë dhe konsulencë teknike përpara se të blejnë, implementojnë apo përdorin teknologji të reja për proçeset e tyre. The Dancing Bits ofron shërbime profesioniste konsulence për biznese dhe
institucione që e kanë të nevojshme të krijojnë shërbime, strategji apo programe teknologjike të personalizuara, që kanë nevojë t’i bëjnë shërbimet e tyre më inovative, të automatizojnë proçese dhe të reduktojnë kostot.
Bizneset kanë nevojë të përdorin teknologji që premtojnë të përmirësojnë strategjitë e biznesit dhe të rrisin efiçencën si dhe të ardhurat financiare. Për këtë arsye, The Dancing Bits gjithmonë sugjeron teknologjinë e duhur dhe të personalizuar për çdo biznes, bazuar në fazën e zhvillimit të biznesit dhe në qëllimet afatgjata që biznesi do të arrijë me ndihmën e projekteve teknologjike.
Ekspertët tanë të teknologjisë së informacionit si fillim bëjnë një analizë të detajuar të biznesit tuaj dhe identifikojnë nevojat e tij, përpara se të krijojnë një strategji të mirëfilltë dhe rekomandimet e nevojshme për infrastrukturën që i duhet biznesit. Ekspertët tanë gjithashtu asistojnë bizneset gjatë operacioneve teknologjike specifike, për periudha të shkurtra, si dhe punojnë në bashkëpunim me departamentin e teknologjisë së biznesit tuaj.