Skuadër zhvilluesish

The Dancing Bits operon në mënyrë të suksesshme në tregun lokal dhe ndërkombëtar në sajë të profesionalizmit të një skuadre të trajnuar programuesish që krijojnë projekte të ndryshme dhe komplekse. Ne kemi arritur sukses nëpërmjet implementimit të një kulture të mirë pune dhe bashkëpunimi në grup, bazuar në identifikimin dhe vlerësimin e talentit individual dhe inkurajimit të çdo anëtari të skuadrës në zhvillimin dhe përmirësimin e aspektit profesional.

Ne kemi ofruar asistencë me grupe pune programuesish për disa kompani ndërkombëtare për projekte zhvillimi dhe mirëmbajtje. Skuadra jonë e programuesve flet më shumë se 20 gjuhë programimi dhe ne jemi gjithmonë në zhvillim dhe përmirësim të aftësive tona profesionale dhe komunikimit me klientët.