Interneti i Gjërave

Interneti i Gjërave është një teknologji që lidh mjetet fizike me sensorë apo lidhje interneti. Ky proçes lidhës bëhet me qëllim marrjen dhe grumbullimin e të dhënave dhe sinjaleve që vijnë nga mjetet fizike në kohë reale dhe që t’u përgjigjen këtyre informacioneve gjithashtu në kohë reale. Interneti i Gjërave përdoret për projekte të shtëpive apo qyteteve inteligjente në vendet më të zhvilluara të botës.

Nëpërmjet teknologjive që përdorim në TDB dhe njohurive të gjera në këtë fushë, ne jemi në gjendje të konceptualizojmë, dizenjojmë, ndërtojmë dhe instalojmë proçese të internetit të gjërave për të plotësuar nevojat tuaja. Ne marrim përsipër implementimin e të gjithë proçesit, nga krijimi i harduerit e deru tek proçesi i aplikimit të kësaj metode. Ne përdorim teknologjinë RFID në mënyrë që të dhënat tuaja të jenë private, autentike dhe të sigurohet integritet gjatë proçesit.

Ne mund të lidhim mjetet tuaja me kompjura të lidhur me internet në mënyrë që të mbledhim dhe të analizojmë të dhënat e kompanisë apo produktit tuaj. Kjo do të kërkojë implementimin e një sërë
teknologjish në një mjet të vetëm që do të transformohet në një sistem inteligjent me zgjidhje të integruara për biznesin tuaj.