Zhvillim Softuer

The Dancing Bits është një shtëpi zhvillimi për programe të avancuara softuere, që nga konceptimi dhe dizenjimi i tyre, e deri tek krijimi i tyre si produkte të veçanta. Ne krijojmë programe dhe sisteme nga më të ndryshmet, bazuar në nevojat dhe kërkesat e biznesit tuaj. Ky shërbim konsiston në programim kompjuterik duke përdorur më shumë se 22 gjuhë programimi, në testim, rregullim të gabimeve dhe mirëmbajtje të aplikacioneve që janë pjesë përbërëse e programit softuer.

Kompania jonë ndërton softuere administrative, për mirëmbajtje inventarësh dhe sisteme CRM, të cilat rrisin efiçencën e operimeve të biznesit tuaj, reduktojnë kostot dhe kohën e proçeseve të ndryshme. Qëllimi ynë është që të thjeshtojmë probleme komplekse duke siguruar zgjidhje teknologjike efiçente, të personalizuara për çdo biznes.

Proçesi ynë i punës bazohet në metodologjinë Scrum, nëpërmjet të cilës ne integrojmë aplikacione dhe gjuhë të ndryshme programimi në krijimin e një produkti softuer. Ne gjithashtu ndërtojmë faqe interneti dhe aplikacione, bazuar në këtë metodë.